Bezos i ofron NASA-s, 2 mld $ në këmbim të kontratës për rikthim me mision në Hënë

0
158

Miliarderi amerikan, Jeff Bezos, synon të jetë një lojtar kryesor në tregun në zhvillim të turizmit hapësinor. Për këtë arsye, themeluesi i “Amazon” i ka ofruar NASA-s, 2 miliardë dollarë në këmbim të kontratës së misionit në Hënë.

Një javë pasi realizoi fluturimin e tij të parë në hapësirë, miliarderi amerikan Jeff Bezos i ofron NASA-s 2 miliardë dollarë në këmbim të kontratës së misionit në Hënë.

Kjo shumë vjen me kusht që agjencia amerikane e hapësirës t’i japë kompanisë së tij “Blue Origin” një kontratë për të prodhuar një anije kozmike që të kthejë astronautët përsëri në hënë.

NASA në prill i dha sipërmarrësit miliarderit rival Elon Musk, “SpaceX” një kontratë në vlerë 2.9 miliardë dollarë për të ndërtuar një anije kozmike për të sjellë astronautët në Hënë në vitin 2024, duke refuzuar ofertat nga “Blue Origin” dhe kontraktuesi i mbrojtjes Dynetics.

Para se të zgjidhte fituesin e konkursit, NASA i dha kontrata studimore 10-mujore SpaceX, Blue Origin dhe Dynetics për të filluar punën në zbarkuesit hënorë.

Në një letër drejtuar administratorit të NASA Bill Nelson, Bezos tha se “Blue Origin” do të hiqte dorë nga pagesat në vitin aktual fiskal të qeverisë dhe ato të ardhshme pas kësaj, deri në 2 miliardë dollarë, dhe do të paguante për një mision orbital për të kontrolluar teknologjinë e saj.

“Në vend të kësaj qasjeje me burim të vetëm, NASA duhet të përqafojë strategjinë e saj origjinale të konkurrencës”, tha Bezos.

“Pa konkurrencë, një kohë e shkurtër në kontratë, NASA do ta gjejë veten me mundësi të kufizuara ndërsa përpiqet të negociojë afatet e humbura, ndryshimet e dizajnit dhe tejkalimet e kostove.”

Bezos, themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i “Amazon” fluturoi së bashku me tre shokë ekuipazhi në buzë të hapësirës në bordin e raketës dhe kapsulës “Blue Origin New Shepard”, një javë më parë, në atë që u konsiderua një moment historik.

Tregu i turizmit është vetëm një përbërës i një ekonomie hapësinore me vlerë jo më pak se 420 miliardë dollarë.

Megjithatë, profili i tij i lartë do të thotë se ajo ka një ndikim të fuqishëm dhe të përhapur mbi industrinë hapësinore.

“Blue Origin” ka shitur bileta me vlerë gati 100 milion dollarë për fluturimet e pasagjerëve në të ardhmen, tha Bezos javën e kaluar.

ORA TV