Presidenti amerikan Joe Biden jep deklaratën e tij për Ukrainën. Presidenti amerikan Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin mban përgjegjësinë e plotë për sulmin ndaj Ukrainës kësisoj ai shtoi se Rusia do të përballet me pasojat për shkak të tij.
“Kemi dhënë informacione për atë se çfarë mund të ndodhte që të mos kemi konfuzion. Putin zgjodhi luftën dhe tashmë ai do të përballet me pasojat. Ne do shpallim sanksione të forta kundër Rusisë dhe do paguajë një çmim të lartë. Kjo do ketë impakt të madh ndaj Rusisë. Dua të jem i qartë dhe këtë SHBA spo e bëjnë vetëm por me partnerët e tyre”.
“Ne do të kufizojmë aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë”
Joe Biden po përshkruan sanksione të forta që do kenë ndikim të fortë në Rusi dhe për të minimizuar ndikimin mbi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj”. Ai thotë se ka rënë dakord me udhëheqësit e G7 nga ekonomitë më të mëdha në botë që ata do të kufizojnë kolektivisht aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen.
lajmi në përditësim