Bie aksidentalisht nga kati i 7 i pallatit, humb jetën 74-vjeçari

0
452

Një 74-vjeçar ka humbur jetën. Sipas policisë dyshohet se i moshuari ka rënë nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte. Për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Përmetit” , në Shkodër.

“Rreth orës 12:45, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte, 74 vjeçari, i cili si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./abcnews.al/