Kanë nisur reshjet e para të dëborës në fshatin Shtyllë të njësisë administrative Vithkuq të Korçës, në 1200 metër lartësi.
Sipas të dhënave nga banorët e zones, trashësia e deborës ka shkuar deri në 5 cm, shkruan A2 CNN.
Reshje dëbore kanë rënë në gjithë aksin rrugor nga Shtylla deri në majë të zonës së quajtur “Mashkullorë” drejt fshatit Panarit.
Reshje dëbore ka edhe në zonat e tjera malore, përfshi këtu edhe majën e Bigllës në afërsi të fshatit Dardhë.
Te gjitha mjetet borëpastrues të firmave nënkontraktore janë në gatishmëri për të mbajtur në normalitet akset e këtyre zonave, bëhet me dije nga Emergjencat Civile.
Deri tani nuk raportohen probleme sa i përket qarkullimit të mjeteve.