Me çmimet që ofrojnë pikat e grumbullimit dhe që janë në koston e prodhimit, fermerët e agrumeve në fshatrat e Lushnjës u kanë bërë thirrje njerëzve që të vijnë dhe t’i marrin falas, vetëm t’i vjelin vetë nga pemët. Tonelata të tëra me agrume kanë mbetur në pemë ose janë hedhur në kanale.
Fermerët e agrumeve në Kurtinë të Lushnjës po detyrohen të hedhin në kanale limonat dhe portokajt, pasi çmimi i tregut është shumë më i ulët edhe se shpenzimet e këtij prodhimi.
Tonelata të tëra me agrume ose janë ende në pemë, ose janë hedhur, shkruan A2.
Vetë fermerët e drejtojnë gishtin e përgjegjësisë ndaj kësaj situate tek rregullatori që, sipas tyre, është vetë shteti.
Në të tilla kushte, fermerët bëjnë thirrje kujtdo që të vijë t’i vjelë agrumet që janë në pemë dhe t’i marrin falas. (A2