Bie nga kati i dytë i banesës, humb jetën 50-vjeçarja

0
252

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë në rrugën “Allaman Dervishi”, ku një grua në moshën 50 vjeçe, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj, e për pasojë ka humbur jetën.

Sipas informacioneve, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital ku u dërgua me urgjencë, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2024, në rrugën “Allaman Dervishi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës, shtetasja K. M., 50 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.