Një 21 vjecare ka ndërruar jetë sot në lagjen 13 në Durrës.
Burime zyrtarë të policisë thanë se 21 vjecarja ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.