Një i mitur, 14 vjeç, pasditen e së shtunës ka rënë nga lartësia e tarracës së një pallati në Yzberisht dhe për pasojë ka humbur jetën.
Policia njofton se i mituri ka humbur jetën në spital.
“Të shtunën, në Yzberisht, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e tarracës së pallatit ku banon tezja e tij një i mitur 14 vjeç.Si pasojë, 14-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia./abcnews.al