Bie nga skela e pallatit në ndërtim, vdes 66-vjeçari

0
67

Policia njofton se një 66-vjeçar në Tiranë ka rënë nga skela e një pallati në ndërtim. Si pasojë, ai ka ndërruar jetë.  Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhok Biba” në kryeqytet.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.09.2024, në rrugën “Bardhok Biba”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër, shtetasi V. B., 66 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.