Nesër, në ora 09.00, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri italian Giuseppe Conte do ti paraqesë kabinetit të tij dorëheqjen nga posti që mban prej 1 qershorit 2018.
Lajmi konfirmohet për gazetaren e Ora News Alba Kepi nga zyra e kryeministrit italian.
“Do të mblidhet nesër në ora 09:00 Këshillit të Ministrave gjatë cilit kryeministri Giuseppe Conte do ti komunikojë ministrave dorëheqjen e tij
Kryeministri Conte do të takohet me presidentin e Republikës Sergio Mattarella“, thuhet në përgjigjen e zyrës së kryeministrit italian për Ora News.
![](https://www.oranews.tv/wp-content/uploads/2021/01/fc20da48-29fa-4226-a10e-7009664c7a87.jpg)
takimi Conte-Mattarella pritet të mbahet ditën e nesërme.