Të paktën 9 persona humbën jetën në një zjarr të shkaktuar nga pajisja e oksigjenit me rrjedhje të lartë në njësinë e kujdesit intensiv për koronavirusin e ri (COVID-19) në spitalin universitar SANKO në qytetin Gaziantep të Turqisë.
Në një deklaratë nga spitali universitar SANKO mësohet se zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit në njësinë e kujdesit intensiv për COVID-19 të spitalit si pasojë e pajisjes së oksigjenit me rrjedhje të lartë dhe nga ndikimi i sistemit të oksigjenit.
Si rezultat i ndërhyrjes së parë nga personeli i spitalit dhe ndërhyrjes së shpejtë të ekipit zjarrfikës të Gaziantepit, zjarri është vënë nën kontroll në kohë të shpejtë, ndërkohë që humbën jetën 8 persona.
Në deklaratë thuhet se pacientët tjerë që vazhdojnë trajtimin në kujdesin intensiv u evakuuan në spitale tjera dhe se lidhur me çështjen ka filluar një hetim gjyqësor dhe administrativ.
Në një deklaratë me shkrim nga prefektura e Gaziantepit bëhet e ditur se zjarri në spital shpërtheu rreth orës 04:45 të mëngjesit.
“11 pacientë janë evakuuar në spitalet përreth. Në ngjarje nuk ka të plagosur nga zjarri. Ekipet tona kanë marrë masat e nevojshme dhe vazhdojnë inspektimet. Urojmë që mëshira e Allahut të jetë mbi personat që humbën jetën dhe shprehim ngushëllimet për familjet e pikëlluara”, thuhet në deklaratën e prefekturës.
Fax web