Bien infektimet, 69 raste të reja, 1 humbje jete, 21 të shëruar dhe 1082 raste aktive

0
163

Në 24 orët e fundit janë kryer 3,046 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 69 qytetarë, në këto bashki:  21 raste në Tiranë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Vlorë, Himarë, Librazhd, 4 raste  në Fier, 3 raste Lezhë, Kavajë, 2 raste Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, 1 rast në Shkodër, Has, Kurbin, Vorë, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Korçë, Peqin, Gramsh.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 73-vjeçar nga Tirana.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,439 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         69
Të shëruar në 24 orë       21
Të shtruar në spitale       30
Humbje jete në 24 orë     1
Testime ditore                 3,046

Testime totale             932,991
Raste pozitive             133,981
Raste të shëruara       130,439
Raste Aktive                    1,082
Humbje jete                     2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             382
Shkodër          161
Vlorë               114
Elbasan           103
Fier                  90
Lezhë              63
Durrës             52
Berat               48
Kukës              25
Gjirokastër       21
Korçë               17
Dibër                 6