Bien këmbanat e alarmit te Inter, një tjetër futbollist pozitiv me Covid-19

0
257

Bien këmbanat e alarmit te Inter. Pas Bastonit, Skriniar, Nainggolan dhe Gagliardini, pozitiv me Covid-19 rezulton edhe portieri rumun Ionut Radu.

“FC Internazionale komunikon se Roberto Gagliardini dhe Radja Nainggolan kanë rezultuar pozitvë me Covid-19, gjatë testeve të kryera këto ditë në Appiano Gentile.

Mëngjesin e sotëm rezultoi pozitiv edhe Ionut Radu, i cili do të nënshtrohet testeve dhe kontrolleve të tjera edhe nesër”, thuhet në komunikatën e klubit zikaltër.

Ionut Radu

radu

5 rastet pozitive vijnë para rinisjes së kampionatit dhe para derbit me Milanin, i programuar për tu luajtur më 17 tetor, ora 18:00.

/A,R.OraNews