Bien shifrat/ 1 viktimë dhe 6 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

0
208

Një viktimë dhe 6 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije  se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 2 raste duke vijuar më pas me, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Kamëz, Prrenjas.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Kolonja, 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Kolonja, 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 123 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,431 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Maj 2021)

Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 123
Të shtruar në spitale 39
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,325

Testime totale 720,021
Raste pozitive 132,315
Raste të shëruara 129,431
Raste Aktive 433
Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 152
Korçë 67
Shkodër 62
Berat 33
Elbasan 27
Lezhë 25
Vlorë 22
Gjirokastër 15
Fier 9
Durrës 9
Kukës 8
Dibër 4