Bikini të kuqe dhe çadër mbi supe, Rita Ora “çmend” internetin me pozat

0
214

Sigala dhe Rita Ora kanë njoftuar publikimin e një bashkëpunimi të ri, “You For Me”. E përshkruar si një “bombë vere” nga vetë Rita, pista do të bjerë të Premten e ardhshme (2 Korrik) dhe është hera e parë që të dy artistët kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

Teksa ka postuar një klip të këngës në Instagramin e tij, Sigala mund të shihet duke performuar së bashku me një pjesë të trupës së vallëzimit pop me shumë energji që është bërë tingulli i tij karakterizues.

“Pritja mbaroi më në fund”, shkruajti DJ pranë fragmentit.

“Singli im i radhës ‘You For Me’ me talentin e çmendur Rita Ora po vjen të premten e ardhshme. Ka kaluar shumë kohë që po vjen dhe ne jemi kaq të ngazëllyer që ju ta dëgjoni këtë”, tha Sigala.

Ndërkohë, mediat kosovare raportojnëse Rita Ora (30) ka treguar asetet në veshje të kuqe, të cilat foto i ka postuar në Instagram derisa pritet të lansojë me “Sigala”.

Këngëtarja ka pasur të veshur bikine të kuqe unike që nuk janë parë më parë duke e bërë atë që të duket tepër seksi, thonë ato.