Bilanc dramatik nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi, 28 të vdekur dhe mbi 800 të plagosur, vijojnë kërkimet

0
227

Një tërmet i fuqishëm në Detin Egje ka tronditur pasditen e djeshme Turqinë dhe Greqinë.

Që prej ditës së djeshme ekipet e shpëtimit në qytetin turk po luftojnë me jetën e tyre nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura  për të shpëtuar të mbijetuarit.

Deri tani numri i të vdekurve ka shkuar në 28 dhe mbi 800 të plagosur.

Sipas zyrtarëve 26 persona humbën jetën në Izmirm, në perëndim të Turqisë dhe një vajzë dhe një djalë vdiqën në Samos pasi një mur u shemb mbi ta.

Shërbimi Gjeologjik i SH.B.A.-së (USGS) tha që tërmeti ishte me madhësi 7.0, por Turqia e vendosi atë më të ulët në 6.6.

Puna vazhdoi gjatë gjithë natës për të kërkuar të mbijetuarit në 20 ndërtesa në Izmir që u shkatërruan si rezultat i tërmetit.

Fatmirësisht një nënë dhe tre fëmiëjt e saj të cilët kishin mbetur të bllokuar për gati 18 orë nën një ndërtesë u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit.

Përpjekjet po vazhdojnë për shpëtimin e fëmijës të katërt të gruas.

“Ne jemi të kënaqur që po dëgjojmë mrekulli duke ndodhur si rezultat i punës së zellshme nga ekipet e shpëtimit,”- tha Kryetari i Bashkisë së Izmirit, Tunc Soyer, për TV lokal.

Rreth 100 të mbijetuar janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat deri më tani, u tha gazetarëve Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit i Turqisë, Murat Kurum.

Z. Soyer tha se rreth 180 të tjerë janë akoma të bllokuar nën rrënoja.

Ora tv