Ciani njihet edhe si kokoçeli, ose gjerësisht si lulekine. Kjo bimë është shumë e njohur edhe në Shqipëri, madje kohët e fundit ka nisur të kultivohet edhe nga fermerët, të cilët operojnë në tregun e bimëve medicinale.
Një ndër zonat e cila ka nisur kultivimin e saj gjërësisht është edhe ajo e Belshit por këtë vit fermerët janë duke u përballur me vështirësi për shitjen e saj pasi lulja e Cianit nuk po shitet dhe nuk ka tregun e kërkuar edhe pse prodhimi I saj është I mirë .
Fermerët ankohen se tregtarët po e marrin me çmim më të ulët se një vit më parë.
Ndërkohë nga ana e tyre kompania e cila do të merrte këtë product nmga fermerët e Belshit shprehet se një ndër arsyet se përse ka rënë çmimi I blerjes së kësaj bime lidhet me faktin e cilësisë së saj. Sipas mledhësve fermerët kanë përdorur pesticide të ndryshme tek kjo lule duke bërë që ajo të mos rritet natyrale dhe si rrjedhojë të humbasë cilëësnë e saj.
Elbasaniflash.al
Burimi:Belsh tv