Bindja Demokratike do të ketë 612 vëzhgues zgjedhjesh në të gjithë Elbasanin të dielën e ardhshme kur edhe mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Lajmin e ka bërë të ditur koordinatori i Bindjes Demokratike, njëherësh kandidat për deputet, Erjon Murataj, i cili thekson se rinia e Elbasanit e ka vendosur për të bërë ndryshimin e madh në 25 prill.
Murataj: Bindja Demokratike ka përmbyllur akreditimin e vëzhguesve të saj në çdo njësi të administrimit të procesit zgjedhor. Janë rreth 612 përfaqësues të Bindjes Demokratike në nivel qendër votimi, grup numërimi dhe KZAZ-je. Ky është fakti që tregon se nuk ka forca të madha apo të vogla. Po, ka forca të reja dhe stablishment të vjetër.Sot kemi nisur hapin e parë drejt fitores.
Teksa ka filluar numërimi mbrapsht për zgjedhjet, Murataj shton se numri i të rinjve që kanë përqafuar Bindjen Demokratike është i madh dhe ka besim tek ajo që ai përfaqëson.
Në 511 qendrat e votimit, të dielën e 25 prillit në këtë qark kanë të drejtë vote 346948 qytetarë, ndërsa do të prodhohen 14 mandate.
Ora news