BINDJA DEMOKRATIKE VERIFIKON PASTËRTINË E FIGURËS PËR TË GJITHË KANDIDATËT E SAJ

0
85

Teksa ka shpërthyer skandali për përfshirjen e një politikani të lartë në dosjet e ish sigurimit Partia Bindja Demokratike ka siguruar edhe njëherë qytetarët se të gjithë antarët dhe ish kandidatët në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 janë figura të pastra .Referuar një publikimi të berë një vit më parë konfirmohet ky fakt.

Postimi i plotë (Mars 2021)

Partia Bindja Demokratike ka dërguar sot listat e kandidatëve për deputetë në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ajo ka kërkuar informacion për të 153 kandidatët e saj, sa i përket të shkuarës dhe lidhjeve të mundshme të tyre me Sigurimin e Shtetit.

Në hartimin e ekipit të kandidatëve, Bindja Demokratike ka synuar të ketë një listë me individë të paakuzuar ndonjëherë për afera korruptive, të pacenueshëm nga ligji i dekriminalizimit dhe të pastër sa i përket të shkuarës komuniste.

Nëse, në përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve, rezulton që ndonjëri prej tyre ka patur lidhje me strukturat e Sigurimit të Shtetit, kandidati në fjalë do të përjashtohet nga lista e kandidatëve të partisë në zgjedhje. Bindja Demokratike është e vetmja parti që i është drejtuar deri më tani këtij autoriteti, për të verifikuar kandidatët për deputetë.