Bjellorusia skualifikohet nga Eurovisioni

0
166

Bjellorusia është skualifikuar nga Eurovisoni për të dytën herë për shkak se kënga ka thyer rregullat e konkursit. Organizatorët e konkursit vendosën që kënga ” vë në diskutim natyrën jo-politike të konkursit “.  Vendit iu kërkua që të paraqiste një këngë të re dy javë më parë  pas shqetësimeve se hyrja e tyre kishte një nëntekst politik.

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), organizatorët e Eurovisionit, ranë dakord që teksti i këngës ishte i papërshtatshëm dhe urdhëroi që Bjellorusia të paraqiste përsëri një version të ri nëse dëshironin të merrnin pjesë në maj. Por versioni i ri nga grupi “Galasy ZMesta”, është konsideruar sërish i papërshtatshëm nga organizatorët e konkursit.

Bjellorusia dërgoi një këngë të re nga Galasy ZMesta por organizatorët thonë se ajo ende shkel rregullat

Në një deklaratë, EBU tha se kishte “kontrolluar me kujdes pjesën e re hyrëse për të vlerësuar të drejtën e saj për të konkurruar”. Sidoqoftë, u konkludua se “Për fat të keq, Bjellorusia nuk do të marrë pjesë në konkursin e 65-të të këngës Eurovision në maj”. /abcnews.al