Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj gjatë një interviste interviste e dhene me date 28.10.20 në Elbasan tha se “Sfidoj partinë demokratike të më gjej një rast të zëvëndësimit të qytatarëve në gjëndje civile jashtë banimit të tyre”
Sot Zotin Doracaj e ka sfiduar publikisht Qani Sherja, Kryetari i Grup seksionit të PD në njësinë Adminsitrative Funar në Elbasan , i cili pa asnjë shpjegim është transferuar në njësinë adminsitrative numër 11 në Tiranë.
Sipas Z. Sherja lëvizja është kryer me qëllimin e vetëm për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Kryetari i partisë Demokratike në Elbasan u shpreh se të hënën do ta ndjekë shkeljen në rrugë ligjore duke kallëzuar në prokurori Drejtorin e Përgjithshëm Doracaj dhe Ministrin e Brendshëm Lleshaj, pasi raste të ngjashme ka në të gjithë qarkun.
Z. Isaj denoncoi edhe mungesën e tamponëve në Elbasan dhe ardhjen me vonesë të përgjigjeve të tamponit për Covid 19-të.
https://www.facebook.com/eugen.isaj.9/videos/2700553043489579