Blendi Himçi i kthehet Salianjit: Po bashkëpunon me Sara Mila në Elbasan

0
279

Debate të forta në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike e cila vijoi prej disa orësh punimet me dyer të mbyllura.

Pas foltoreve të zhvilluara secili në mënyrën e tij, Sali Berisha dhe Ervin Salianji u takuan përballë njëri-tjetrit gjatë mbledhjes.Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur debate të ashpra mes demokratëve.

Deputetët Blend Himçi dhe Elda Hoti ja thonë në sy Salianjit

  •  “Firmosëm për Endri Shabanin se na e kërkove ti. Na more në telefon dhe na kërkove si nderë që ti japim firmën. Pastaj dole ne TV dhe the dhënia e firmave ishte gabim”.

Madje deputetët kane informuar kryesinë se ish-deputeti Salianji përmes Suel Çelës dhe Sara Miles po tenton të organizojë takim në Elbasan, duke e shitur si takim me demokratë. /Isa Myzyraj, Ora News- Syri.net