Blerje dhe shpenzime me paratë e një biznesmeni/ Prokuroria zbulon kartën e tretë bankare, Meta dhe Kryemadhi nën akuza të reja për korrupsion

0
2

Prokuroria e Posacme ka zbuluar një tjetër episod korrupsuoni qe i atribuohet ish-çiftit Meta-Kryemadhi.

Hetimet kanë zbardhur veprimet e një karte tjetër bankare që rezulton se është përdorur për blerje dhe shpenzime të ndyshme.

Sipas burimeve karta bankare i është vënë në dispozicion Kryemadhit dhe Metës nga bizmesmeni Adrian Shatku.

Nga hetimet paraprake më herët u zbulua një kartë tjetër “ amerikan ekspress” që ishte përdorur dhe vënë në dispozicion nga i njëjti biznesmen.

SPAK pritet të saktësojë për Metën episodin mbi akuzën e lobimit të ish-LSI, pasi nga letërporositë janë zbuluar të dhëna të reja mbi pagesat dhe kontraten.

Ndërkohë këtë te premte Meta do të dal para GJKKO-së ku do të kërkojë ndyshimin e masës së sigurisë.