Bleu makinën por nuk ia dha paratë pronarit, arrestohet 28-vjeçari

0
2

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për mashtrim.

Blutë bëjnë me dije se i riu ka marrë nga një 37-vjeçar një automjet tip “Hyundai Tucson” me argumentin se pagesën për blerjen do ta kryente nëpërmjet bankës. Gjë e cila nuk ka ndodhur.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit të një rasti mashtrimi, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në koordinim me Prokurorinë, finalizuan operacionin “Transferta”.

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.

 

 

Nga hetimet dyshohet se një 37-vjeçar i ka dhënë me mirëbesim, automjetin, shtetasit K. K., i cili e ka mashtruar se pagesën për automjetin do t’ia transferonte nëpërmjet llogarisë bankare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.