Blihet me kokrra, jo me kilogramë, qytetarët ankohen për çmimet, tregtarët për shitjet

0
163

Efektet e rritjes së çmimeve prej javësh tashmë po i ndjejnë të gjitha familjet. Ndërsa qytetarët në Fier ankohen se disa produkte janë bërë të papërballueshme. Tregtarët thonë se blerësit po marrin me kokrra e jo më me kilogramë.

Perimet e cilësuara jashtë stinës për shumicën e qytetarëve në Fier konsiderohen luks pas rritjes së çmimeve.

Speci jeshil kushton deri në 250 lekë, e patëllxhani 10 lekë më shumë.

Lulelakrën nuk e gjen më lirë se 150 lekë për kilogram.

“Specat janë rritur pak.”

“Edhe spinaqi, qepa.”

Deri në 50 lekë për kilogram janë shtrejtuar të gjitha fruta-perimet.

Qepa nis me 70 lekë e patatja me 90.

Hudhra 300 lekë për kilogram. Ta ul tensionin e gjakut vetëm kur sheh çmimin.

“400 lekë dy kokrra.”

Tregu bosh tregon efektin tek qytetarët.

“Nuk ka treg fare.”

Tregtarët thonë se një pjesë po blejnë me kokrra, jo me kilogram.

“Marrin pak mollë, limona, sallatë.”

Pazaret në markatë janë vetëm një pjesë e produkteve që kërkon tryeza të shtrohet.

Buka, orizi e vaji këto ditë kanë arritur majën.

“3 mijë lekë litra e vajit.”

Shporta e ushqimeve shënoi një rritje të menjëhershme në Shqipëri, duke rrezikuar që 40 % e popullsisë të zhytet në varfëri.