Blinken vlerëson Dumanin: SPAK një nga institucionet më të besueshme në Shqipëri. U goditën politikanë të lartë dhe grupe kriminale

0
2

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shpalli sot në një ceremoni të veçantë 10 personat që janë nderuar nga SHBA me Çmimin e Kampionëve Anti-Korrupsion”.

Që nga viti 2021, 43 individë janë njohur për përpjekjet e tyre për të mbështetur demokracinë dhe për të promovuar llogaridhënien në vendet e tyre.

Ceremonia u bë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit. Blinken lexoi emrat dhe listën me emrat e “10 kampionëve Globalë kundër Korrupsionit”.

“Ne sot vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe ti mbështesim ata. Në e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Kjo krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme”, tha Blinken.

 

Mes emrave që u nderuan me çmimin “Kampionë të Luftës kundër Korrupsionit” ishte edhe ai i kreut të SPAK, Altin Dumani.

Altin Dumani drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Në mesazhin e tij, Blinken u shpreh se SHBA aplikojnë sanksionet ‘non grata’ ndaj personazheve të korruptuar.