Bllako drejt arrestimit, Rama: Përgjegjësia nuk është kolektive

0
120

“Përgjegjësia nuk është kolektive”. Kështu deklaroi kryeministrin Edi Rama, ndërsa u pyet nga gazetarët nëse ndjen përgjegjësi për Alqi Bllakon, për të cilin SPAK ka kërkuar arrestimin.

“Nuk ka përgjegjësi kolektive. Unë qëndrova këtu për respekt dhe besoj se bëhen pyetjet jepen përgjigjet dhe nuk ndërpritet tjetri. Po jepja përgjigjen e një pyetjeve dhe u ndalova.

Nuk ka përgjegjësi kole3ktive dhe zgjedhjet e njerëzve në jetë, zgjedhjet me të cilën vendos të vendosh të lidhës jetën, zgjedhjet e njerëzve me të cilën bashkëpunon, bazohen mbi një sërë arsyesh, të cilat nuk prezumojnë për askënd se kush zgjedh është përgjegjës nëse i zgjedhur shkel ligjin. Për këtë arsye gjërat janë të ndara.

Sot q flasim përgjigja ime është si gjithmonë në parim. Në rastin konkret këtë nuk e caktoni ju, as unë, por drejtësia. Deri kur të thotë fjalën e fundit, këta njerëz janë të pafajshëm.

Ndryshimi është që këtu sot për shkak të reformës në drejtësi, kemi arritur në pikën ku nuk ka mburtoja politike. Por në pikën që njerëzit të shpallen të fajshëm nëpër mikrofona, mund të shkojë kush dëshiron, por jo unë”, deklaroi kreu i qeverisë.