Deputetët e opozitës kanë bllokuar sërish seancën, e cila ende nuk ka nisur. Ata kanë kthyer karriget përmbys duke mos lejuar zhvillimin e seancës në normalitet.
Sali Berisha në një lidhje live në Facebook ka nisur fjalimin drejtuar qytetarëve, teksa thotë se Edi Rama nuk pranon ngritjen e Komisioneve Parlamentare sepse është i përfshirë në afera.
“Familjarët e tij janë vërsulur pas tenderave për t’u pasuruar në kurriz tuaj. Rama nuk pranon dot Komisionet Parlamentare se është i inkriminuar. E pret fati i McGonigal”, shprehet ndër të tjera ai.