Autoritetet italiane kanë bllokuar një kamion me targa greke, ku u gjetën 67 kg kokainë me vlerë 5 mln euro. Policia italiane ka arrestuar shoferin grek, një 46-vjeçar, ndërsa vijojnë hetimet.
Kamioni u kontrollua nga autoritetet italiane në autostradën A22 në zonën e Trentos, ndërsa një 46-vjeçar grek, drejtuesi i mjetit u arrestua dhe u dërgua në prokurori. Ai akuzohet për trafik droge.
Kamioni me targa greke erdhi nga Holanda. Autoritetet italiane kanë pasur dijeni lidhur me ngarkesën pasi më parë ishte lajmëruar Qarku i Autostradës të ndalojë mjetin për ta kontrolluar.
Shoferi u tregua shumë nervoz në përgjigjet e pyetjeve që i ishin bërë gjatë kontrollit.