Bllokohet “Lamborghini Urus” në Tiranë, procedohet 34-vjeçari, e regjistroi në emër të një kompanie

0
2

Në Tiranë, Policia sekuestroi një “Lamborghini Urus”, i cili drejtohej nga një  34-vjeçar me precedent për disa vepra penale, ndër to, vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore.

34-vjeçari dyshohet se e kishte regjistruar automjetin me vlerë rreth 160 000 euro, në emër të një kompanie, për të shmangur gjurmimin dhe për të justifikuar vlerën.

Ndërkaq, për këtë rast kanë nisur hetimet edhe për pronarin e kompanisë. Po ashtu vijojnë hetimet për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të të riut, i cili u ndalua duke drejtuar automjetin e shtrenjtë.