Bob Dylan nxjerr albumin e tij të parë origjinal në tetë vjet

0
310

Muzikanti legjendar Bob Dylan nxorri sot albumin e tij të parë të këngëve origjinale në tetë vjet, të quajtur “Rough and Rowdy Ways”.

Në këtë album të 39-të në studio, i cili shfaqet 58 vjet pas opusit të tij të parë, ka edhe një baladë 17-minutëshe mbi vrasjen e John Kennedy-t, “Murder Most Foul” dhe një homazh për këngëtarin amerikan të bluzit, Jimmy Reed-in.

“Rough and Rowdy Ways” është albumi i parë i fituesit të çmimit “Nobel” në letërsi që nga albumi “Stuhia” në vitin 2012, edhe pse artisti ka nxjerrë, ndërkohë, disa albume cover.

Opusi përzihen rrymën bluz, rok dhe tingujt popullorë me vargje që lëkunden mes humorit të zi dhe evokimeve nostalgjike të fantazmave nga e kaluara.

Revista Rolling Stone e përshkroi albumin si “absolut klasik”.

Pavarësisht moshës së tij, Bob Dylan i ka kaluar tri dekadat e fundit të jetës së tij në një turne pothuajse të përhershëm./ /ervo/