Boçi pas 8 vitesh deputet, kujtohet për lagjen Skëndërbej

0
129

Teksa ka shpallur kandidaturën për kryetar bashkie Luçiano Boçi më në fund pas 8 vitesh deputet I Elbasanit u kujtua të zbresi në terren për të kuptuar problemet e qytetarëve. Edhe pse i ka degjuar gjatë fushatave të meparshme ku nën petkun e kandidatit për deputet i kerkoi voten Boçi rikthehet sërisht për të kerkuar besimin e tyre edhe pse qartazi është e dukshme se banoret i kanë humbur shpresat se si përfaqesues i tyre në parlament z.Boçi ka deshtuar ti përfaqësojë.

Më poshtë një pjesè e materialit ndarë nga z.Boçi për median.

“Lagjia Skënderbej në Elbasan vuan prej vitesh harrimin e plotë të shtetit dhe të bashkisë, ndërsa qytetarët kanë bërë maksimumin e tyre për të pasur një jetë normale. Z. Luçiano Boçi – deputet i Elbasanit, zyrtar i lartë i PD-së dhe kandidat zyrtar për bashkinë, tha sot se kjo gjëndje është e patolerueshme dhe meriton të ndëshkohet me votë.Duke biseduar me banorët e zonës, z. Boçi nënvizoi se kjo sjellje përbuzëse e bashkisë ndaj tyre është arsyeja e degradimit të periferisë së Elbasanit.Lagjia Skënderbej është një nga lagjet më të mëdha të Elbasanit, e cila vuan nga mungesa e rrugëve, ndriçimit, kanalizimeve dhe çdo shërbimi tjetër minimal. Banorët i premtuan z. Boçi mbështetje në zgjedhjet e afërta dhe dënuan këtë gjendje që tashmë sundon prej vitesh në qytet”.