Boçi pas sulmit fizik nga Luca: Kanakari i Ramës bënte sikur ishte i armatosur, prokuroria të hetojë

0
204

Kandidati për deputet në Elbasan, Luçiano Boçi, e ka cilësuar një sulm të motivuar politikisht agresionin fizik ndaj tij nga biznesmeni Gjergj Luca.

Në një prononcim për mediat, Boçi teksa shpjegoi të gjithë dinamikën e ngjarjes tha se rastin e ka referuar në prokurori dhe i takon kësaj të fundit të hetojë të plotë rastin.

Boçi: Ky agresion është thjesht me motive politike.Po dilja nga një takim miqësor dhe politik, vjen dhe agreson me fjalë dhe më pas tenton goditjen dhe pastaj agravon situatën deri në kërcënime për jetën.  Ishte i shoqëruar me 2-3 badigardë, bënte dhe filma, tentativa që medemek ishte i armatosur, sepse është kanakari i zotit Rama ai, miku i ngushtë i kryeministrit të famshëm dhe është pjesë e bandës së Edi Ramës, është bandit. Unë kam bërë hapa e parë ligjorë për denoncimin ligjor dhe është në moralin, në përgjegjësinë e prokurorisë të vazhdojë hapat e tjerë.

lucino boci 2

Akuzat nuk i kurseu dhe ndaj kryeministrit Rama, të cili i sugjeroi të gjejë mekanizma të tjerë për të kanalizuar frikën e madhe nga humbja e zgjedhjeve në 25 prill.

Boçi: Rama, enturazhi i tij, plehrat e tij, njerëzit e tij, duhet të gjejnë një mënyrë tjetër për të kanalizuar frikën për humbjen e madhe që i pret. Përgjigjen e kanë marrë sot, do ta marrin edhe nesër por përgjigjen më të madhe do ta marrin në 25 prill me votën masive kundër këtij regjimi dhe kundër kësaj kaste skllavo-pronarësh që ushtrojnë terror te njerëzit në zonën ku janë, skllavërojnë punëtorët me gjoja bizneset e tyre sepse kanë grabitur mijëra hektarë dhe guxojnë dhe godasin përfaqësuesit politik.

Konflikti fizik mes kandidatit për deputet në qarkun e Elbasanit Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca ka ndodhur në një lokal në fshatin Labinot të Elbasanit dhe vjen vetëm 4 ditë pas përplasjes në “Ditën e Verës” mes simptizantëve të PS dhe PD.