Klubet e Kategorisë Superiore, kanë zgjedhur një mënyrë tepër të veçantë për të bojkotuar javën e dytë të kampionatit.
Të gjitha skuadrat kanë zbritur në fushë në të 5-ta stadiumet, teksa kapitenët e të gjitha skuadrave kanë lexuar letrën me 4 kushtet që kërkojnë të plotësohen për t’u rikthyer në fushë.
Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të plotësojnë kushtet, pasi në rast të kundërt, do të vazhdojnë bojkotin. Pasi u rreshtuan në fushë dhe lexuan letrat përkatëse, të gjitha skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes.
JAVA 2 (dita e bojkotit)
Tirana-Teuta
Laçi-Kastrioti
Apolonia-Bylis
Skënderbeu-Vllaznia
Kukësi-Partizani (në Elbasan)
PANORAMASPORT.AL