
Është bojkotuar viti i ri akademik nga studentët e mjekësisë. Një premtim i mbajtur ky prej tyre, i cili është paralajmëruar prej kohësh, që nëse miratohej ligji që u mban diplomën peng, do të kishte përpos protestave një bojkot masiv. Njëzëri, ata shprehin revoltën ndaj ligjit të miratuar, ku sakaq thonë se do të refuzojnë çdo kompromis. Kërkesa e tyre është e qartë, “një shkollë e vërtet mjekësie”.
Studentët e mjekësisë: Jam student i revoltuar
Ndaj vendimit të miratuar
Refuzoj unë kompromisin
Që të rrimë duhet të na nxisin
Nuk paguaj nuk paguaj
Asnjë lekë për krizën tuaj
Duam shkollë të vërtet mjekësie.
Ata tregojnë se do të kenë një takim me Rektorin e Mjekësisë dhe Ministren.
Me vendimin, që u bë publik më 5 korrik nga kryeministri Edi Rama, studentët e mjekësisë duhet të firmosin një marrëveshje për të punuar 2 deri në 5 vjet në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve. Ata që kundërshtojnë, do të duhet të paguajnë një tarifë të lartë studimesh.
