“Bomba” e Tiranës, ofertë dy lojtarëve të Skënderbeut dhe mesfushorit të Kombëtares

0
280

“Nuk do të jemi në Europë për shëtitje”, është shprehur publikisht Refik Halili, duke paralajmëruar një projekt serioz dhe përforcime për Kupat e Europës. Për këtë, bardheblutë e shpallur kampionë për herë të 25-të zyrtarisht, kanë nisur punën për të afruar lojtarë, ndër më cilësorët e kampionatit.Skenderbeu

“Panorama Sport” ka mësuar se bardheblutë janë duke negociuar me tre futbollistë të spikatur: Dejvi Bregu, Sabien Lilaj dhe Bajram Jashanica. Treshja e lidhur me skuadrën e Skënderbeut është në listën e planeve të bardhebluve. Dyshja Jashanica dhe Bregu janë gjithashtu në radarët e Kukësit dhe Partizanit.

MBROJTËSI – “Tirana duhet të afrojë një qendërmbrojtës”, u shpreh Devi Muka disa ditë më parë për “Panorama Sport”. Kësisoj, duket se klubi është vënë në punë për të afruar në ekip një qendërmbrojtës të afirmuar dhe me shumë eksperiencë. Qendërmbrojtësi i korçarëve është një prej lojtarëve me të cilët kryeqytetasit kanë nisur negociatat.

Lilaj-feston

MESFUSHA – Një nga repartet më të forta të Tiranës është mesfusha. Mjaft të përmendësh statistikat e një lojtari me shumë eksperiencë si Batha dhe talenti Çelhaka, pa harruar se pjesë e këtij reparti është edhe kapiteni Karabeci. Mirëpo, përforcimi i ekipit pritet të prekë edhe këtë rol. Gazeta mëson se Sabien Lilaj, një ish-bardheblu dhe ish-mesfushori i Skënderbeut të titujve radhazi, është pjesë e planeve me të cilin klubi është futur në bisedime. Lilaj ka përfunduar kontratën në skuadrën izraelite dhe akordi me të është i varur vetëm nga dëshira e tij dhe e klubit 25 herë kampion.

Panorama