‘Bomba’ nga Spanja, Bayerni hidhet në sulm për Messin

0
233

Bayern Munich do të hidhet në sulm për Leo Messin.

Kjo është “bomba” që vjen nga Spanja, pasi ylli argjentinas ka bllokuar negociatat për rinovimin e kontratës.

Marrëveshja e Leos me klubin katalanas skadon në vitin 2021, por një klauzolë e përfshirë në të mund ta lejojë Messin të largohet nga Barcelona që këtë verë.

Numri 10 i Argjentinës fiton 39 milionë euro në sezon aktualisht dhe vetëm një klub i pasur si Bayerni mund t’ia lejojë vetes ta ketë në ekip.

Por është edhe një faktor tjetër që duhet marrë në konsideratë: lidhja me Adidas-in. kompania gjermane, përveçse ka si imazh kryesor të saj pikërisht Leon, zotëron edhe 8.33% të aksioneve të Bayernit.

Kështu, pas një jete të kaluar duke parë Messin të mbajë veshur fanellën Nike të Barcelones, kjo do të ishte një mundësi e madhe në nivel komercial për Adidasin.

Tifozët bavarezë kanë filluar të ëndërrojnë për atë që do të ishte goditja e shekullit.