Bombardimet në Venezuelë, reagon Trump: SHBA-të kanë kryer një “sulm në shkallë të gjerë”

0
2

Presidenti amerikan ka reaguar lidhur me bombardimet e ndodhura në Venezuelë.

Nëpërmjet një reagimin në “Truth Social”, Trump ka thënë se sulmet janë kryer në shkallë të gjerë. Gjithashtu nënvizoi se sulmet janë kryer në orët e para të mëngjesit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij është larguar me aeroplan nga vendi. Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së. Do të ketë një konferencë për shtyp sot në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! President DONALD J. TRUMP”, thotë Trump në reagimin e tij.

Donald Trump