Bombardimi i fermerëve dhe baza e NATO-s në Kuçovë.

0
99

Nga Erion Murataj

Si djal i një familje ku dashuria për ushtrinë është e skalitur në historinë e mbiemrit tim s’do mend që më lumturoi rihapja e një prej kryeveprave strategjiko-ushtarake shqiptare.
Por..?
Po ashtu si djal i një familje që prejardhjen e ka të lidhur me tokën po aq sa me luftën, s’do mend që më trishton gjendja e fermerit dhe bombardimi i vazhdueshëm që i bëhet këtij të fundit a thua se është armik .
Në fakt po është armik grurit rus që hyn me mijra ton në vit. Në fakt po është armik i produkteve blegtorale e atyre të bulmetit serb që vijnë me mijra ton po ashtu në vit dhe po është armik i mijra ton perimeve e frutave që vijnë nga Brazili, Greqia,Serbia Hungaria e Rumania .
Po në fakt fermeri shqiptar është armiku kryesor i të panderëve të politikës shqiptare 33 vjeçare e s’do mend që miliona euro që prodhon e qindra milion euro që mund të prodhonte sdo mend që vlejnë më pak se 55 milion të qelbura që i hodhën për bojë, riparim asfalti e makiazh një baze që është ndërtuar me djersën e mundin e shqiptarëve në Kuçovë.
E teksa shihja të rreshtuar kokat e shtetit shqiptar që dukeshin si spurdhjakë përball gjeneralëve aleatë të NATO-s më lindën dy pyetje.
Pse këta “dashnorë” të paqes e përparimit nuk kujtohen kurrë për ti kthyer paqjen dhe begatinë blegtorëve ?
Pse pamundësuan jetesën në fshat e shkulën pëdhunshëm dëshirën dhe mundësinë e të rinjëve për të parë shpresë tek bujqësia e blegtoria?
E kam në fakt një përgjigje!

Fasada e shpifur e dashurisë për Shqipërinë dhe paqjen shitet më shtrejntë kur aleancën ekonomike e bën me “armiqtë e NATO-s”.
E s’do mend se samitet kundër imperialistëve Ruso-Serb nuk të rrezikojnë dhe aq kur në kurriz të fermerëve shqiptar atyre u blen duke i paguar miliona ton grur, bulmet , mish dhe fruta-perime në vit .
Kështu pra me frymë të lartë revolucionare me 3 dron turq dy helikopter amerikan të bombardojmë fermerët shqiptarë e të na rrojë baza e NATO-s në Kuçovë.