“Bombë” nga Spanja: Ramos i përfshirë në një skandal dopingu

0
136

Një lajm i bujshëm ka shpërthyer në Spanjë, pasi një skandal disa vjeçar dopingu ka dalë në dritë.

Sipas një raporti të Relevo, Agjencia Botërore Anti-Doping (AMA) ka nisur një hetim për parregullsi të mundshme nga Agjencia Anti-Doping në futbollin spanjoll, dhe një prej tyre përfshin Sergio Ramos.

Në veçanti, siç raportohet nga spanjollët, shërbimet antidoping tentuan të fshehin disa teste pozitive të dopingut të sportistëve, ku mbrojtësi spanjoll… luajti në rastin në fjalë gjatë viteve që mbante fanellën e Real Madridit.

Madje, theksohet se 37-vjeçari në ndeshjen ndaj Málaga-s ka vonuar qëllimisht paraqitjen në kontrollin e vendosur të dopingut, por kjo nuk duket të jetë shkruar në raportet e zyrtarëve të ndeshjes, të cilat, me gjasë, ishin pjesë e planit të parregullsive.