Bombulat e oksigjenit : qindra qyterë i drejtohen fabrikës në Elbasan. Specialistët japin alarmin

0
159

Qytetarët e Elbasanit kërkojnë të blejnë bombula oksigjeni për tu kuruar në kushte shtëpie, pavarësisht nëse kanë apo jo rekomandim nga mjekët. Në fabrikën e oksigjenit në Elbasan, ditët e fundit janë paraqitur qindra qytetarë, të cilët kanë kërkuar bombula oksigjeni për të afërm, një fakt që e konfirmon specialist Nysyret Dauti për gazetaren e Fax News Entela Duka.

Sipas tij, përdorimi i bombulave të oksigjenit direkt nga fabrika është shumë e rrezikshme pasi në asnjë mënyrë nuk rekomandohet përdorimi i oksigjenit të thatë. Sipas specialistit, duhet të bëhet vetëm nga stafi mjekësor pasi përzierja e bombulës me yndyrna e vajra mund të sjellë shpërthimin e saj.

“Unë i bëj thirrje spitaleve ti furnizojnë njerëzit, jo ne. Ne jemi industrial. Është një pajisje që nuk e njoh shumë, por duhet përdorur. Janë në hall dhe nuk dinë ku të shkojnë. Edhe mjeku ynë është në hall, ka babin sëmurë, dhe ai e merr, por e ka babain specialist. Edhe një infermier që është te urgjenca e ka marrë. Atyre ja jap me kënaqësi, kurse populli i fshehtë ose që është nga fshati, nuk ka informacion se cfarë është. Mund edhe të digjet.

Nuk rekomandohet se është produkt që duhet të shërojë njerëzit. Mirëpo nëse merret i thatë, nuk duhet të përdoret tek njerëzit dhe sulen në fabrikë për të marrë bombula oksigjeni. Unë mendoj se nuk jam specialist i përdorimit tek njerëzit, por duhet të kalojë nëpërmjet mjekut. Nëse përzihet me yndyrna, vajra, mund të shpërthej”, tha Dauti.

Po ashtu gjatë ditëve të fundit është rritur kërkesa për oksimeter ndaj edhe farmacitë e Elbasanit kanë kërkuar furnizime për të përballuar kërkesa./elbasaniflash.al