Bonusi i fundvitit, Rama: 40 milionë dollar për pensionistë e të tjerët në nevojë

0
129

Qeveria ka ndarë një fond prej rreth 40 milion dollarësh si një bonus për festat e fundvitit për pensionistët dhe për kategori të tjera personash që janë në nevojë.

Pas mbledhjes së qeverisë, Rama tha se 659 mijë e 101 pensionistë do të përfitojnë 5 mijë lekë të reja për Vitin e Ri. Lëvrimi i këtij bonusi sipas Ramës do të nis që nga dita e nesërme.

Po ashtu Rama theksoi se janë 66 mijë persona të tjerë me pension invaliditeti që do të përfitojnë 6 mijë lekë të reja, bonus për fundvit.

Pjesë e përkrahjes për fundvit janë edhe 64 mijë familje që po përkrahen me ndihmë ekonomike. Përfitues janë edhe kategoria e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve.

“Nga nesër do filloj lëvrimi i bonusit për 695 101 pensionistë. Prej 5 mijë lekësh të reja. “

“Edhe 66 mijë të tjerë që kanë pensione invaliditeti, do të akordojmë plus 6 mijë lek të tjera të reja. Pra shkon 110 mijë lek për këtë kategori.”

“Do mbështesim edhe 64 mijë familje me ndihmë ekonomiie”

“Si dhe për paraplegjikët”

“Është një paketë 40 milion dollarë”