Boom prodhimi te perimet, 1 milion ton domate e kastraveca, bie patatja

0
193

Në Shqipëri prodhohen rreth 1 milion  ton domate, kastraveca dhe speca. Sipas INSTAT, kultivimi i perimeve ka shënuar një rritje me tre përqind. Në vitin e shkuar një tjetër boom prodhimi është dhënuar te ulliri me 34 për qind, ndërsa rënie shënohet te rrushi.

Prej vitit 2016 prodhimet e perimeve në Shqipëri kanë mbetur thuajse në stanjacion ose kanë shënuar rritje të lehtë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin e shkuar prodhimi i perimeve arriti në rreth 1 milion e 300 mijë tonë, duke shënuar rritje vjetore me 3 %, krahasuar me vitin 2019.

Në këtë fushë kryeson qarku i Fierit, Beratit dhe Tiranës.

Sipas INSTAT, në kulturën e perimeve të njoma  Shqipëria prodhon më shumë domate me 35,8 përqind të totalit e më pas kastraveci me 13 dhe speci me 11 përqind.

Sa i përket perimeve të thata 85 përqind e prodhimit janë qepë.

Sipas INSTAT, prodhimi i patates shënoi rënie me 2.2 përqind ose e thënë në shifra rreth 255 mijë tonë e kultivuar kryesisht në Korçë, Fier dhe Elbasan.

Sa i përket frutoreve prodhimi arriti në rreth 274 mijë  ton, ku kryeson Korça, e ndjekur nga Elbasani dhe Fieri.

Në këtë grup 44 përqind e zë molla. Por rritje ka shënuar dhe kumbulla, e cila prodhohet sa dyfishi i qershive.

Prodhimi më i lartë për pemët frutore arrore është shënuar në qarkun e Kukësit dhe peshën kryesore e zënë arrat me 43%, pasuar nga gështenjat me 37,4 %.

Pavarësisht shifrave duket se mbesin thuajse në të njëjtin nivel të një viti më parë.

Rritje të ndjeshme me 34 përqind ka shënuar ulliri me 132 mijë ton.

Edhe agrumet sipas INSTAt kanë shënuar rritje me rreth pesë përqind krahasuar me një vit më parë ku 66 përqind e totalit prodhohet në Vlorë.

Një tjetër zhvillim pozitiv është dhe rritja e vreshtave me rreth 5 përqind ose 199 mijë ton.

ora news