Mbërrin dëbora e parë në Bashkinë e Elbasanit ❄️
Ulja e temperatura e këtij fillimviti është shoqëruar mbrëmjen e djeshme me reshje dëbore në zonat e thella malore.
Ekipet e emergjencave civile e të punëve publike të Bashkisë Elbasan janë në monitorim të situatës ku për momentin nuk paraqiten probleme.
Në disa segmente rrugore të njësive Labinot-Mal, Zavalinë, Gjinar këshillohet që drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë për të shmangur çdo të papritur të motit dhe për të siguruar një udhëtim të sigurtë./Elbasani flash