Çmimi i karburantit në vendin tonë ka rënë sërish pas vendimit të Bordit të Transparencës. Një litër naftë do të tregtohet tashmë me 219 lekë nga 228 që ishte më parë.
Ulje ka pësuar dhe benzina, e cila nga 208 lekë për litër do të shitet 205 lekë. Ndërkohë çmimi i gazit mbetet i pandryshuar dhe nga pikat e furnizimit do të shitet me 115 lekë.
Ky vendim vjen pas uljes së çmimit të karburantit në tregjet ndërkombëtare deri në 101 dollarë për fuçi.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi pasditen e kësaj të premteje, 8 prill dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin e Bordit të Transparencës. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti dhe heqje licence.
Në krahasim me çmimet e caktuara më 5 prill nafta është ulur me 3 lekë. Çmimet me pakicë të 5 prillit ishin: 221 Lekë/litri për gazoilin; 197 Lekë/litri për benzinën; 103 Lekë/litri për benzinën
Tregtimime shumice
207 Lekë/litri për gazoilin;
193 Lekë/litri për benzinën;
103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 08.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.