Bordi i transparencës “nuk gjen rehat”, ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës

0
135

Ende pa u mbushur 24 orë nga mbledhja e fundit, Bordi i Transparencës, ka vendosur që të ndryshojë sërish çmimin e karburanteve në vendin tone.

Nafta do të shitet me 235 lekë, nga 243 që u vendos një ditë më parë.

Benzina do të shitet me 227 Lekë për litër nga 241 lekë për litër, ndërsa gazi me 69 lekë për litër.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi pasditen e sotme në orën 18:00.

Bordi i Transparencës në datë 7 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 ekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 69 Lekë /litri.

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

?Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

/Abcnews.al/