Bosi i BVB Hans Joachim Watzke tha që, ekipi aktual i Bayern Munich, është ekipi më i mirë dhe më i fortë që ka pasur ndonjëherë Bavaria.
‘Kundërshtarët nuk do të munden, por do të shkatërrohen kur të luajnë kundër Bayern’, tha Bosi i Dortmund në një konferencë për shtyp.
Sipas Wtazke fakti që dy skuadra gjermane janë në fazën e gjysmë finaleve tregon nivelin e lartë në rritje që ka kampionati gjerman.
‘Futbolli Gjerman nuk është aspak aq problematik sa njerëzit kërkojnë që ne të besojmë, niveli është në rritje, Liga e Kampioneve e vërteton më së miri këtë gjë’.
Kjo deklaratë më superlativa është diçka e re, duke parë marrëdhëniet e tensionuara që kanë pasur klubet ndër vite, kjo për shkak se Bayern i ka ‘vjedhur’ gjithmonë lojtarët më të mirë Dortmundit e disa prej tyre me kosto zero.
© SYRI.net