Botërori 2026, ja kush janë rivalët e Shqipërisë dhe Kosovës në “Play-off”!

0
2

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën play off këtë të enjte pas shortit të hedhur në Zyrih.

Kuqezinjtë do ta luajnë ndeshjen e parë kundër Polonisë, një kundërshtari të cilën e mundëm dy vite më parë për të përsëritur arritjen e kualifikimit historik në Euro 2024.

Nëse Shqipëria kalon përballë Polonisë, atëherë kundërshtari ynë në finale do të jetë fituesi i sfidës Ukrainë-Suedi.

Fati nuk i buzëqeshi kuqezinjve sa i përket fushës, pasi si në gjysmëfinale, ashtu edhe në rastin e një kalimi të mundshëm në finale, Shqipëria do t’i luajë të dyja ndeshjet si mike.

Nga ana tjetër, Kosova u shortua me Sllovakinë. “Dardanët” gjithashtu do ta luajnë ndeshjen e parë jashtë, por në rast kualifikimi në finale, Kosova do të presë në Prishtinë fituesin e sfidës Turqi-Rumani.

Në sfidat e tjera, Italia do të presë Irlandën e Veriut dhe nëse do të fitojë, do të udhëtojë në fushën e fituesit Uells-Bosnje & Hercegovinë.

Maqedonia e Veriut luan kundër Danimarkës në Kopenhagë dhe fituesi do të luajë jashtë në fushën e fituesit Rep. Çeke-Irlandë.

Gjysmëfinalet do të luhen më 26 mars dhe finalet pesë ditë më vonë.

Gjithashtu u hodh shorti dhe për play off-in ndërkontinental, të cilat u ndanë: Fituesi i Kaledonia e Re / Xhamajka – R.D. Kongo dhe Fituesi i Bolivi / Surinami – Irak.

SHORTI:

Play off-i europian:

Gjysmëfinalet –

Itali – Irlandë e Veriut

Ukrainë – Suedi

Turqi – Rumani

Danimarkë – Maqedoni e Veriut

Uells – Bosnje & Hercegovinë

Poloni – Shqipëri

Sllovaki – Kosovë

Republika Çeke – Irlandë

Finalet-

Fituesi Uells / Bosnje & Hercegovinë – Fituesi Itali / Irlandë e Veriut

Fituesi Ukrainë / Suedi – Fituesi Poloni /Shqipëri

Fituesi Sllovaki / Kosovë – Fituesi Turqi / Rumani

Fituesi Republika Çeke / Irlandë – Fituesi Danimarkë / Maqedoni e Veriut

Play off-i ndërkontinental:

Fituesi i Kaledonia e Re / Xhamajka – R.D. Kongo

Fituesi i Bolivi / Surinami – Irak

VAZOT:

VAZO 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë

VAZO 2: Poloni, Uells, Republika Çeke, Sllovaki

VAZO 3: Shqipëri, Kosovë, Irlandë, Bosnje & Hercegovinë

VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut