Brad Pitt dhe Angelina Jolie-s i ofrohen “thasë me para” për të luajtur sërish bashkë në një film

0
4

Ata patën ndoshta divorcin më të reklamuar dhe “të hidhur” të Hollivudit të viteve të fundit, i cili ende nuk ka përfunduar, por tani, Brad Pitt dhe Angelina Jolie po sugjerohen të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe të luajnë sërish në një film me një shpërblim shumë të lartë.

Producenti hollivudian Danny Rosner, i cili qëndron pas filmave “2001: A Space Travesty” dhe “The Ultimate Weapon” me Hulk Hogan, pretendon se është shumë serioz në lidhje me ofertën e tij dhe ka mbledhur rreth 60 milionë dollarë nga financuesit e tij, të cilat ai shpreson se do mjafton për të joshur ish-çiftin e larguar prej kohësh.

Megjithatë, është një propozim i vështirë pasi ata kanë qenë në mosmarrëveshje për tetë vjet për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, financat e tyre dhe të ardhmen e biznesit të tyre të verës.

Dëshmia e përçarjes së thellë mes dy yjeve u shfaq në shtator, kur organizatorët e Festivalit të Filmit në Venecia duhej të siguronin që filmat përkatës të ish-ëve të shfaqeshin në ditë të ndryshme.

“Për momentin, unë mendoj se Brad Pitt është 20 deri në 25 milionë dollarë [për film] dhe Angelina Jolie me 15 milionë dollarë ,” tha Rosner.

“Ajo që ne jemi të gatshëm të ofrojmë është 50 për qind mbi çmimin e tyre aktual ,” i tha ai gazetës The Post. Kjo do të thoshte 37.5 milionë dollarë për Pitt, por vetëm 22 milionë dollarë për Jolie.

Kur u theksua se ish-çifti nuk mund të shfaqej as në të njëjtën dhomë, e lëre më të xhironte skena dashurie, Rosner tha se do t’i plotësonte dëshirat e tyre