Brad Pitt fiton betejën ligjore kundër gruas që pretendonte se e kishte mashtruar

0
229

Brad Pitt ka fituar betejën ligjore me një grua nga Teksasi, e cila e paditi në gjykatë për 100.000 dollarë me pretendimin se e ka mashtruar. Gjykata hodhi poshtë padinë e Kelli Christinës, që u bë objekt i një mashtrimi në internet nga një mashtrues, duke pretenduar se ishte Pitt.

Kelly kishte pretenduar se Pitt e kishte kontaktuar atë në vitin 2018 dhe kishte kërkuar të organizonte një mbledhje fondesh për Fondacionin “Make It Right” me qëllim ndërtimin e shtëpive të reja për të prekurit nga Uragani Katrina. Sipas saj, kishte krijuar dhe një marrëdhënie personale me aktorin që përfshinte “diskutime martese”.

Gjykatësi pranoi kërkesën e Pitt për të pushuar çështjen, ndërsa Christina është shprehur për “Page Six” se do të vazhdojë të luftojë, duke apeluar vendimin. “Brad Pitt i shpërfilli të gjitha [problemet e mia] për një vit e gjysmë.”, është shprehur ajo. /abcnews.al